Hana Qerimi është e treta e vërteta! – 3GO Episodi 3

Rreze Hoxha

November 25, 2021

Hana

Ma n’fund ni gru!

Në këtë episod të 3Go-së e pritëm me kënaqësi Hana Qerimin. Përveç kitariste, për-pak-kreatore mode, e rrezatuese e energjisë pozitive, ajo është edhe bashkë-themeluese e StarLabs dhe Shkollës Digjitale.

Ndryshe prej Gentit e Uranikut, me Hanën e kemi shtri llafin gjon e gat. Mos m’thuj qe s’i ke pa podcast-at me ata dy! Kqyri e mandej hajde! ?

3Go – Episodi 1

3Go – Episodi 2

E me Hanën, qe qa kena folë:

Kush osht Hana Qerimi?

Duhesh me njoftë, a?

Ajo, sidoqoftë, e prezentoj veten k’shtu: Kom lindë edhe jom rritë n’Prishtinë. Kom qenë në shkollën fillore “Iliria” në Bregun e diellit edhe kom vazhdu në shkollën e mesme “Sami Frashëri”. Përderisa fakultetin e kom kry në UBT për ekonomi dhe meaxhim të biznesit, kom bo edhe MBA në Angli për konsulencë dhe menaxhment.

Kah dulë kjo tash?

Ajo tha që ma shumë e definon fakti që ka punu prej moshës të re sesa shkolla që ka mbaru. Puna e sajë e parë ka qenë në regjistrimin e të dhanave për ni kompani të cigareve që kanë dashtë me hi n’treg në Kosovë. Për këtë punë ajo është pagu 5 cent për fletë përgjatë hulumtimit të tregut.

Punat thotë që i ka gjetë gjithmonë vet. Bile n’fillim as që e ka ditë se çka don me punu. Në atë kohë, i ka shfletu gazetat tu kërku konkurse, për shumicën e të cilave as që e ka pasë kualifikimin adekuat. Po kur e ki mendësinë kërkuese, thotë ajo, gjenë çka t’lypsh!

Kur ka qenë koha me vendosë çka me studju, andrra e sajë e ka shty drejt fushave kreative si dizajni i modës. Prindtë e sajë, ka ana tjetër, kanë pasë plane tjera! Edhe k’shtu një natë prej netësh e ulin edhe i thojnë: Çika jeme, s’ka bukë prej artit! Nejse de, bash qështu s’i kanë thonë, po qështu diçka. Kjo shtyj për kreativë, ata shtyj për ekonomi edhe hop, e zgatën për marketing!?

Puna e parë, e dytë e tretë…

Në punën e sajë të parë në ni kompani marketingu, ajo veç marketing s’ka bo! A ka ngjitë stikera, a ka pre vizitkarta, zot bone hajr! Megjithatë, kët’ eksperiencë nuk e qet poshtë. Krejt çka ka bo aty thotë që i ka hi n’punë ma vonë. (We stan a grateful sis!)

Mbas Asha Graphics edhe Eni Neon, ka kcy në 3CIS. Në 3CIS ka hi si Project Manager për shkak se partneri i sajë që ka punu aty ja ka livdu. Ajo s’ka pasë asni ditë përvojë pune për rolin, ama dëshirën me m’su poH! Në 3CIS ato e ka intrigu teknologjia informative, sektori ku ajo ka punu. Këtë vend pune ajo e çmon si vendin që ia ka çelë sytë!

Aty ka kry shumë punë për herë të parë. Të gjitha puntë është dashtë me i msu niherë e mandej me i bo. Kjo ka ndodhë për dy arsye. Për shkak të qëndrimit të sajë mos me thonë asniherë “jo” edhe besimit që 3CIS-i ja ka dhonë.

Rrugëtimi i sajë e ka çu në ni OJQ. Mirëpo Hanës nuk i ka pëlqy hapi me të cilin ka lëvizë ajo OJQ edhe burokracia që e ka përfshi. Ja ka huqë domethonë! Edhe e ka kuptu qysh prej javës së parë. Kjo eksperiencë jo e këndshme është shoqëru me një tjetër dështim. Aplikimi i sajë në Deloitte, ku ajo nuk është pranu. Arsyeja: CV jo reale!

Ka pasë edhe sene pozitive ama. Njona prej tyne, ligjërimi për PMP (Menaxhim profesional i projekteve) që e ka dhonë në AUK. Gja të cilën e ka bo për qefi për gati 5 vjet.

Ma vonë ka punu edhe në Cacttus. Atëherë kur Cacttus-i ka qenë në zyret e Hallakates sot. Të njejtat, por me pamje shumë ma të zymtë atëherë. (Se po na bjen m’u livdu!)

Shkolla digjitale

Diçka e ka bre (breeee) gjithmonë Hanën. Që ka dashtë me bo diçka vetë. Bile jo veç ato, po edhe partnerin e sajë, Darsejin.

K’shtu ata kanë diskutu për këtë dëshirë që e kanë nda. Derisa, një ditë prej ditësh (a natë, s’e dijmë na!) kanë ardhë me idenë për Shkollëm digjitale. Kjo ide ka buru prej mendimit se njerëzit e suksesshëm i nisin synimet e tyne herët. Edhe kanë menu pse mos me ua ofru fëmive ni kurs për teknologjinë informative para se ata me u bo tinejxherë, a zot mos e bo, edhe ma vonë!

Hana e ka injkuraju partnerin e sajë me dalë prej ni pune shumë fitimprurëse.

Pse?

Py’tje e mirë!

Sipas sajë, partneri i sajë është pagu shumë për aftësi bazike për to. Në këtë situatë, ajo e quan partnerin rob të rrogës së madhe. Përkundër faktit që ata po jetonin në ni sh’pi me kredi në atë kohë. E rroga e tij e madhe iu hike n’punë bajagi shumë.

“Kaçiki i vogël e vetbesimi i madh.” – për me e parafrazu Hanën.

…edhe e qelën shkollën digjitale. E rexhistrunë si biznes, ia bonën website-in, ia hapën ni Facebook Page edhe e ndërtunë ni CRM të thjeshtë. Le qe pa puntor, po as pa lokacion!

Hana edhe Darsej punojshin vet në administratë pa iu tregu telefonuesve që janë edhe drejtora. Për 1 muj e gjysë ata i rexhistrunë 80 nxansa. Dolën edhe nëpër intervista në televizion tu e shfrytëzu cdo mundesi per promovim.

U qel Shkolla në dhjetor 2016, në ni shtëpi shumë të vjetër në Ulpianë. Mrenda ni klasë e vogël me 12 kompjutera t’cilët bashkë kanë kushtu veç 1000 euro.

E prej atëherë deri tash, ndryshimi vrehet!

Recepti i suksesit

1. Duhet vetbesim edhe guxim me lon rahatinë, sipas Hanës.

2. Gjatë rrugës edhe vshtirësive nuk duhet me harru vizionin. Kjo është çka e ka rritë Shkollën digjitale prej fillimit. Niher tu i bindë prindërit për benefitet e të mësumit programim prej moshës të re, përmes shumë kampanjave. E mandej, kta f’mi që e kanë ndjekë shkollën me tregu rezultat. E pikërisht kjo ka ndodhë!

3. E tjetra është përfshirja. Kur Shkolla digjitale ka hapë lokacionin si në Prishtinë ashtu edhe në Ferizaj, shefat edhe xhamat i kanë la vet! Çdo investim edhe punë ka nisë me ta.

Ni histori e çmendur është qysh Shkolla digjitale u shndërru n’françizë. K’to ndëgjoje prej Hanës, se e tregon shumë interesant!

4. Shko n’Amerikë! Hajgare po boj. Po hajgarja gjysa e të vërtetës…

5. Mendësia. Qaq.

Çka tha Hana për Metaverse?

Kqyre nalt ose ngoje në Spotify!

 

Shpërndaje në