Hallakamat e vitit 2022 në rrjetet sociale

Kaltrina Jashari

December 28, 2022

Marketingu digjital në tansi e rrjetet sociale në veçanti zhvillohen e ndryshojnë gjatë gjithë kohës, diçka që SMM-et veç janë pajtu me kohë. Në fakt, i vetmi sen që nuk ndrron është fakti që rrjetet sociale ndryshojnë vazhdimisht.

Po, çka i ka karakterizu rrjetet sociale në 2022-tën? Cilat ishin trendet e reja e shprehitë kryesore? Përgjigjet i gjeni në këtë artikull, veç se …të duhet me pas durim e me i shku deri në fund se është më i gjatë se 15 sekonda 😛

 

Dominimi i videove të shkurta

Videot e shkurta bojnë që videoja të konsiderohet si formati ma tërheqës i përmbajtjes në rrjetet sociale. Me ni fjalë, “life is short, so are tik-tok video’s” 😛 

Çka konsiderohet video e shkurtë? 3s, 6s, 8s, 15s?! Këtë format e konsumojmë në TikTok video, Reels, e në Youtube Shorts.

Përshypjet munden, ama numrat nuk gënjejnë. Youtube ka deklaru se çdo muj Youtube Shorts shikohen nga mbi 1.5 miliardë përdores të regjistruar në këtë kanal… edhe TikTok është qaty dikun… po hec e besoju kinezve. 

Në përgjithësi, interesimi për videot e shkurta ka shënu rritje. Bazuar në studimin e realizuar nga Immar Intelligence, 70% e përdoruesve të internetit shohin rregullisht video të shkurta.

 

TikTok, TikTok, TikTok 

Rritja e TikTok nuk po ndalet, njëjtë si llajkat për kryeministrin :P. Bile përdorimi i tij po rritet çdo ditë e ma shumë edhe në Kosovë. Në shtator të vitit 2021, ky rrjet social arriti 1 miliard përdorues aktiv në muj. Te ne nuk kemi statistika se sa përdoret, por nëse i përmendim disa fjalë kyçe, ju e dini për çka e kemi fjalën: “Ftesa për fejesën e djalit”, “Nusja nga Gjermania”,“Poltianka”,”Vali Corleone” etj.

Pse gjithë ky sukses? Njonën prej përgjigjjeve e ki ma nalt. Videot e shkurta është njona prej arsyeve që fshehet prapa ktij suksesi dhe jo vetëm. Pra për një kohë shumë të shkurtë mundesh me konsumu shumë përmbajtje, sipas shprehisë që ke. Menyra se si funksionon algoritmi duke të servuar përmbajtje që të bën me qëndru ma gjatë online është njëra prej sekreteve të tërheqejes së vëmendjes … A keni ndëgju dikë që ka thonë jom hi në TikTok veç 15 mintua?! – Jo, as na! 

 

Rrjetet sociale si makina të kërkimit – shprehi e re! 

A ka ardh koha me i thonë lamtumirë kërkimeve në Google? Përgjigjën e kësaj mundemi me marr në vitet në vazhdim, por diçka është e sigurt, që rrjetet sociale janë shndërru në makina të reja të kërkimit, t’u u bo kështu konkurrent i Google. Gjeneratat e reja se pari e kërkojnë në rrjete sociale e më pas në Google, të paktën kështu e bën djali i Valonit! 

Njona prej statistikave shokuese edhe për vet Google, ishte kjo që ata kanë deklaru:

“Në studimet tona, pothuajse 40% e të rinjve, kur kërkojnë një vend për të shkuar për drekë, nuk kërkojnë në Google Maps ose në hapësirën “Kërko”. Por, ata shkojnë për të kërkuar në TikTok ose Instagram”

Çka hallakatë rinia në TikTok?

– Receta gatimi

– Këshilla bukurie

– Ide mode

– Përmbajtje edukuse 


E çka hallakatë në Instagram?

– Ide për dekorim të interierit

– Ide mode/ fashion

– Vende turistike

Këto janë kategoritë e kërkimeve që i bojnë zakonisht gjeneratat e reja në këto kanale. Ti a e ki këtë shprehi?

 

Rrjetet sociale si “pazar online”

Digjitalizimi i bizneseve, veç tjerash, na ka mundësu edhe me porosit online kudo në Kosovë, e produkti me t’u vizatu para derës pa vonesë. Sipas statistikave, 33.7% e kosovarve e përdorin internetin për shopping, kjo nga hulumtimi i UNDP-s, ndërsa sipas platformës “Ecommerce4all”, në 12 mujt e fundit janë 47% e përdoruesve të internetit që kanë ble online.  

Kjo nuk është diçka e re për ne që rrijmë online gjithë ditën, ama në 2022 ka pas rritje të porosive që janë bo në rrjete sociale, e kemi pa te klientët tanë!. 

Bazuar në statistika, 76% prej të anketuarve nga e gjithë bota kanë thonë se janë të nxehtë për me ble në këto platforma. 

Kjo i bjen që bizneset munden me i shit produktet e tyre te audienca, pa i detyru ata me dal prej rrjeteve sociale. Për atë arsye META po punon në Facebook Shop, Instagram Shop dhe në Whats’app shop! 

Siç e kemi cek disa herë na n’Hallakate, Kosova ka 1.1M përdorues aktiv në rrjete sociale…. A je gati me lidh biznesin me audiencën? 

 

Shërbimi online ndaj klientit 

Në këtë kohë dinamike njerëzit nuk kanë kohë me prit 30 minuta për me marr ni përgjigjje, në të kundërtën ata kishin komuniku përmes mënyrave tradicionale me email, faks, zarf etj

Menaxherët e rrjeteve sociale kujdesën edhe për këtë pikë si dhe me i automatizu mesazhet në mënyrë që audienca me marr sa ma shpejt përgjigjje kur ata nuk janë online (naj herë).

Është shumë e rëndësishme që me u kujdes për cilësinë e mesazheve. Ato duhet me qenë të shkruara mirë, të qarta e bindëse, në të kundërtën mundesh me hup klientin potencial sa qel e mshel sytë. Mos na kqyrni neve se na jemi t’hallakat!

 

BeReal, aplikacioni i vitit?

Dhe çmimi “Aplikacioni i vitit” shkon për …. BeReal. 

Në kohën kur doza e realitetit në rrjete sociale na ka mungu, “BeReal” na ka tregu sa t’bukur jemi edhe pa filtera, prandaj edhe u shpall aplikacioni i vitit nga Apple.  

Ideja është me postu në kohë reale, ashtu qysh je! Po çka po shohim tek ne … Valon posted LATE!!! Pra e kem pak në DNA me u vonu, këtë po na e shfaq BeReal … ma real ska ku shkon!

Marketingu i Influencerëve

Kompanitë gjithmonë kanë bashkëpunuar me emrat e famshëm dhe me mikro influencera në vendin ku operojnë për me marr ma shumë klientë apo followersa. 

Poooor, në vitin që po e lëm pas, marketingu i tillë është përdorë edhe më shumë prej kompanive. Këtë vit, kompanitë jonë fokusu me zbulu individë që i përshtaten biznesit të tyne edhe që e kanë audiencën e përbashkët apo target specifik

Influencerët kujdesën që me sitlin e tyre me transmetu te audienca mesazhin mbi produktin apo shërbimin që ofroni ju. (BTW ti si pronar/e e biznesit, mos ju përzij influencerit qysh e tek, anej, knej me bo storien!) 

Kompanitë kanihere (dy here, veç me u siguru që e kanë pas gabim herën e parë) bojnë gabim se fokusohen tek numri i ndjekësve të këtyre personave e jo te audienca që ata e kanë. Ma shumë vlerë për biznesin ka dikush që e ka audiencën e duhur për qëllimet e biznesit se sa e kundërta. Pra, nese dikush ka 1M followers, po shumica janë meshkuj, e juve si biznes ju duhet gjinia femrore… pe kuptoni ku po du me dal. 


Huh, mrrive në fund edhe ti, a po? (Bonja share/like!)

E kryjtëm vitin e s’pe kryjmë ni artikull. Këto çka i lexut ishin disa prej zhvillimeve në rrjete sociale në 2022-tën. 

 

Ky ishte blogu im i parë … shihemi në bllogjet tjera!

 

Urime 2023! 

Shpërndaje në