Hallakate mbajti seminarin ‘’Mediat Sociale për Gratë në Biznes”

Hallakate

September 5, 2019

hallakate - trajnim, mediat sociale per grate ne biznes

Valon Canhasi, Drejtori Ekzekutiv i Hallakatës, ligjëroi sot në seminarin e organizuar nga Business Consultants Council me mbështetje nga Frankfurt School of Management and Finance, Bankat BERZH dhe TEB. 

Në këtë seminar morrën pjesë 40 gra përfaqësuese të bizneseve në Kosovë, që shprehën inbteresim të madh rreth mediave sociale dhe trendeve të fundit. 

Ky seminar, u fokusua në prezencën online, krijimin e përmbajtjes për media sociale dhe përdorimin e saj në platformat kryesore.

Tash e 3 vite, Hallakate ofron trajnime të personalizuara për kompani dhe organizata të ndryshme në Kosovë.

Shpërndaje në