Korniza për korona virusin “E kom kalu” nga Hallakate

Rreze Hoxha

April 14, 2021

Pse u krijua korniza për korona virusin?

Para se të flasim se si erdhi deri te korniza e re për korona virusin, ta kuptojme së pari përse. Organizata botërore e shëndetit, sot kur unë po e shkruaj këtë artikull lajmëron 98,792 raste të konfirmuara me Covid-19 në Kosovë. Kjo shifër vihet në dyshim prej qytetarëve të Kosovës, sa herë që përmendet. A thua sa është numri i njerëzve qe nuk kanë vizituar qendrat mjekësore? Apo që e kanë kaluar virusin në shtëpi dhe si rrjedhojë nuk janë të deklaruar si të prekur nga virusi?

të dhëna për korona virusin

Këto dhe pyetje të tjera kanë edhe stafi jonë në Hallakate kur diskutojmë për gjendjen aktuale me pandemi dhe shifrat që nganjëherë, si shoqëri, i marim si të mirëqena. Një mëngjes në Hallakate filloi edhe diskutimi mbi këto shifra. Sa mundet me qenë numri real i të infektuarëve në Kosovë? 80% e ekiptit tonë e kemi kalu virusin. Madje edhe pjesëmarrësit e trajnimeve tona kanë pak a shumë këtë përqindje!

Kjo na bëri që të mendojmë për një ide e cila në një farë forme do të lehtësonte këtë matje.

Ideja që na shkrepi ishte “zbulimi” i një mënyre që prodhon të dhëna prej vet-deklarimit nga ata që e kanë kaluar. Në këtë mënyrë, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kishin mundësinë të deklaroheshin nëse ata kanë qenë të diagnostifikuar apo janë personalisht të bindur se e kanë kaluar virusin korona.

Fatmirësisht, kanali më i qasshëm për të gjithë është pikërisht një nga platformat e ekspertizës tonë si angjension. Duke kombinuar audiencën e madhe dhe mundësitë gati të pafunda që ofron platforma Facebook bashkë me opsionin për tu vet-deklaruar në lidhje me kovidin, krijuam kornizën “E kom kalu”.

Korniza “E kom kalu”

“E kom kalu” është korniza e re për korona virusin nga Hallakate. Kjo kornizë është një rreth i thjeshtë me zemër dhe tik që i shtohet fotos suaj të profilit kur ta vendosni. Ai përmban dhe hashtag-un me tekstin “E kom kalu” poshtë, që lë të kuptojë se ju jeni të bindur se e keni pasur korona virusin më parë.

Vendose kornizën mbi foton tënde të profilit për të treguar se e ke kaluar virusin dhe shiko se kush nga shoqeria e ka kaluar gjithashtu. Bashkoju më shumë se 1000 shqiptarëve të tjerë në Kosovë që veçse e kanë vënë kornizën në profilet e tyre!

Mund ta vësh edhe ti! Kliko në linkun më poshtë:

“E kom kalu” në Facebook

“E kom kalu” në Media

Për më shumë informata, shikoni kolegun tonë Nektar Qarri duke shpjeguar më në detaje!


E kom kalu” në emisionin Sot në KTV


E kom kalu” në Radio Evropa e lirë

Të rejat

Qysh prej kornizës së kaluar “E kom kalu”, ne kemi ardhur me një kornizë të re që sërish lidhet me ngjarjen më të madhe në botë në kohën që po jetojmë. Tash, një hap me zbulimet e fundit në botë edhe ne e përditësuam kornizën me një të re “Jom Vaksinu”. Emri tregon vet! Nëse je një ndër fatlumët që kanë pasë rastin me u vaksinu ndër të parët në vendin tonë, përdor kornizën “Jom Vaksinu” këtu!?

“Jom Vaksinu” në Facebook

Shpërndaje në