Platforma kryesore për të rinjtë në Kosovë është Snapchat

Rreze Hoxha

April 12, 2021

Snapchat users in Kosova

Çka është Snapchat?

Snapchat është aplikacion i telefonave mobil, për të dy sistemet, iOS dhe Android. Snapchat në fillim ishte përqendruar në privatësi, kryesisht në ndarjen e fotografive mes personash në mënyrë private.

Mirëpo tani, mund ta përdorni Snapchat për një mori gjërash të ndryshme, si: dërgimi i tekstit në formë të mesazheve, dërgimi i videove të shkurta, bisedimi live me video, krijimi i karikaturave të quajtura “Bitmoji”, si dhe ndarja e storjeve personale me të gjithë shoqërine në profilin tuaj. Një pjesë tjetër e rëndësishme është rubrika Discovery, e cila na lejon të shohim përmbajtje të shkurta nga publikues të njohur global.

Në Kosovë, ky aplikacion ka shtrirje shumë të gjerë, madje është platforma kryesore për të rinjtë për nga përdorimi.

Aplikacioni Snapchat ju ofron edhe mundësinë të ruani çfarëdo përmbajtje në një hapësirë private ku vetëm ju keni qasje përmes fjalëkalimit që zgjedhni. Një tipar tjetër që karakterizon Snapchat-in është mundësia për shtuar filterë apo lense që përmes inteligjencës artificiale tregojnë lokacionin tuaj në moment. E më e rëndësishmja për Snapchat-in është komuniki i menjëhershëm përmes telefonit celular. Para Snapchat-it, mediat sociale ishin të fokusuara në Desktop dhe grumbullim të të dhenave.

Ju prezentojmë pasqyrën e përgjithshme të përdorimit të Snapchat nga të rinjtë tanë si dhe tjera të dhëna mjaft interesante për këtë platformë.

Snapchat në Kosovë

Si platforma kryesore për të rinjtë tanë për momentin, Snapchat numëron rreth 630,000 përdorues.

Të dhëna mbi gjininë e përdoruesve

Përdoruesit e kësaj platforme në Kosovë janë të ndarë pothuajse në mënyre të barabartë mes gjinish, ku rreth 51.3% apo 323,190 persona janë meshkuj, dhe 47.9% apo 301,770 persona janë femra.

Nëse shtojmë faktorin e moshës përpos gjinisë, atëherë do kemi këtë ndarje:

Të dhëna mbi moshën dhe gjininë e përdoruesve

Nga numri i gjithë audiencës aktive në Kosovë, 23% apo 144,900 persona janë të moshës 13-17 vjeçare, nga ta 68,040 meshkuj dhe 76,860 femra.

Të moshës 18-20 vjeç janë 20% e audiencës apo 126,000 persona, ku numri i meshkujve është 61,109, ndërsa femra 61,740.

Të moshës 21- 24 vjeç janë 21% e audiencës totale apo 132,300, 73,080 meshkuj dhe 59,220 femra.

Të moshës 25-34 vjeç janë; 26% apo 163,800 persona, meshkuj 91,980 e femra 69,930.

Të moshës 35+ janë 10% e audiencës totale apo 63,000 persona, ku 28,980 janë meshkuj, 34,020 janë femera.

Preferencat e kësaj audience

Nëse ju ka interesuar se kush janë këta që përdorin Snapchat-in dhe çfarë bëjnë ata, ne ju sjellim informata mjaft të hollësishme për ta, që ju t’i shfrytëzoni për të arritur objektivat biznesore në lidhje e prezencen tuaj online.

Nga totali i audiencës e cila kalon kohën më të madhe në Snapchat, 42% i tyre janë adhurues filmi dhe televizioni. Snapchat na jep të dhëna edhe me të detajizuara për këtë audiencë duke na treguar se cilët filma a televizion shohin ata. Rezulton se:

– 23% ndjekin “talk shows”,
– 19% shkojnë në kinema,
– 19% janë adhurues të komedisë,
– 17% pëlqejnë “Reality TV” dhe
– 15% pëlqejnë filmar me superheronj, dhe përqindja e mbetur u takon zhanreve tjera.

Të dhëna mbi preferencat e përdoruesve

Nga e njejta audiencë, 42% janë adhurues të muzikës. Përqindja e tyre në raport me zhanret e muzikës është kjo:

– 30% Hip-Hop,
– 24% Pop Music,
– 23% World Music,
– 22% frekuentojnë koncertet dhe festivalet e
– 9% dëgjojnë muzikë elektronike, dhe të tjera.

39% të audiencës totale janë adhurues të sportit. Në këtë përqindje hyjnë lloje të ndryshme të sportit si vijon:

– 21% basketboll,
– 19% sporte luftarake dhe të mundjes,
– 18% futboll,
– 10% “college basketball” dhe
– 8% futboll amerikan, si dhe sporte të tjera.

Një tjetër informatë e rëndësishme është se 60.7% apo 382,410 njerëz që përdorin aplikacionin Snapchat, janë përdorues të Iphone, ndërsa 39.3% apo 247,589 të tjerë janë përdorues të Android.

Snapchat nuk e lë me kaq. Po na tregon edhe modelin e telefonit që kanë përdoruesit e këtij aplikacioni. Këto të dhëna paraqiten më poshtë:

Apple iOS:

8% me iPhone 7,
7% me iPhone 6,
7% me iPhone 7 Plus,
6% me iPhone X,
6% me iPhone 6s.

Android:

Samsung:
2% me Galaxy A10,
2% me Galaxy A21S,
2% me Galaxy A10s,
1% me Galaxy A50,
1% me Galaxy A5.

2% me Hauwei.

Si përfundim

Me këtë blog ju sollëm informatat bazike mbi Snapchat dhe ato më të thella mbi shtrirjen e përdorimit të kësaj platforme në Kosovë. Siç e pamë, ky është një ndër apikacionet më të përdorura në përgjithësi në Kosovë, andaj ne ju këshillojmë me këmbëngulje që t’i kushtoni rëndësi si mjet komunikimi dhe hapësirë reklamimi.

Hallakate, gjithashtu e ofron shërbimin e reklamimit në këtë platformë dhe nëse jeni të gatshëm si biznes që të komunikoni në forma moderne dhe aplikacione trending me audiencen tuaj, atëhere na kontaktoni në [email protected]. Së bashku, do e hallakasim tregun digjital!

Për krejt ju që jeni në Snapchat → Follow Hallakate!

Source: Snapchat 

Shpërndaje në