Bëhu SMS – Trajnim për Udhëheqësit e Marketingut!

Hallakate

November 8, 2024

trajnim_social_media_strategy

Bëhu SMS!

Trajnimi i muajit Dhjetor 2024 është zyrtarisht i hapur për aplikim. Në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të ndërtojnë një strategji efektive të medias sociale që ndihmon në arritjen e qëllimeve të biznesit apo organizatës së tyre. Ky kurs i nivelit të avancuar dhe intenziv është krijuar për të gjithë ata që duan të kenë një kuptim të plotë për krijimin e një strategjie të strukturuar dhe të qëndrueshme në rrjete sociale.

Trajnimi: Social Media Strategist (SMS)

Ky trajnim intensiv dhe praktik është dizajnuar për pronarët e bizneseve, CMOs dhe drejtues te marketingut (apo freelancers) që duan të ndërtojnë një strategji të fuqishme në rrjetet sociale për vitin 2025. Qëllimi i këtij trajnimi është t’ju pajisë me aftësi për të krijuar dhe zbatuar strategji që përforcojnë qëllimet e biznesit tuaj, si rritja e ndërgjegjësimit (awareness), angazhimi (engagement) i audiencës dhe përmirësimi i konvertimit (conversion)në platforma sociale. Gjatë trajnimit, do të mësoni si të analizoni dhe kuptoni audiencën, të krijoni një kalendar përmbajtjeje efektiv, të caktoni buxhetin, të përzgjidhni platformën, dhe të menaxhoni fushatat reklamuese, si dhe të monitoroni performancën për të përmirësuar rezultatet e biznesit tuaj.
Ligjëruesi Valon Canhasi, ekspert i medias sociale dhe drejtues i Hallakate, do të ndajë njohuritë dhe përvojën e tij shumëvjeçare për t’ju pajisur me teknikat më të avancuara për sukses në rrjetet sociale.

Çfarë përmban Trajnimi SMS?

Trajnimi do të zhvillohet për 5 ditë, në sallën e trajnimeve në HaPiTe Space, me sesione prej 2 orësh secila, duke përfshirë një analizë të trendeve të medias sociale në Kosovë dhe duke ndërtuar gradualisht një strategji të plotë. Në fund, çdo pjesëmarrës do të ketë një template të personalizuar për strategjinë e tyre.

Dita 1: Gjendja Aktuale në Kosovë, Trendet dhe Risitë në Platforma Sociale

Qëllimi: Të njihet gjendja e medias sociale në Kosovë dhe të kuptohet rëndësia e një strategjie në këtë kontekst.
-Analizë e gjendjes së medias sociale në Kosovë: Përdorimi i platformave nga grupe të ndryshme demografike dhe trendet aktuale në përdorim.
-Risitë e platformave për 2025: Si pritet të ndryshojë përdorimi i medias sociale dhe çfarë duhet të marrin në konsideratë bizneset.
-Çfarë është strategjia e medias sociale dhe pse është e rëndësishme?
-Shembuj nga tregu lokal dhe ndërkombëtar për të ilustruar strategji efektive dhe të dobëta.
Template: Pjesëmarrësit do të fillojnë të plotësojnë pjesën e “Përshkrimit të Gjendjes Aktualisht dhe Rëndësisë së Strategjisë” në template-n e tyre

2: Definimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Matshme

Qëllimi: Të përcaktohen qëllime konkrete dhe objektiva të matshme për një strategji efektive.
Përcaktimi i qëllimeve SMART për strategjinë e medias sociale:
-Si të vendosen qëllime që mbështesin suksesin e përgjithshëm të biznesit.
-Lidhja e qëllimeve të biznesit me qëllimet e medias sociale
– Si ta bëjmë strategjinë të orientuar drejt rezultateve.
Template: Pjesëmarrësit do të plotësojnë seksionin e “Qëllimeve dhe Objektivave” në template-n e tyre

Dita 3: Analiza e Audiencës dhe Krijimi i Personave

Qëllimi: Të kuptohet dhe të definohet audienca për të përshtatur strategjinë sipas nevojave të tyre.
-Analiza e audiencës: Si të kuptoni kush është audienca juaj dhe çfarë kërkon ajo.
-Krijimi i personave të audiencës (Persona): Ndërtimi i personave bazuar në demografi, sjellje dhe nevoja.
-Mjetet dhe teknikat për analizën e audiencës: Google Trends, Meta Audience Insights.
Template: Pjesëmarrësit do të plotësojnë seksionin “Personat dhe Analiza e Audiencës” në strategjinë e tyre

Dita 4: Ndërtimi i Strategjisë së Përmbajtjes dhe Krijimi i Kalendarit të Përmbajtjes

Qëllimi: Të krijohet një plan përmbajtjeje që mbështet qëllimet dhe të përshtatet me audiencën.
-Hapat për ndërtimin e një strategjie të përmbajtjes efektive: Përcaktimi i mesazheve kryesore dhe formateve për fazat e hinkës së shitjeve (AIDA).
-Krijimi i kalendarit të përmbajtjes: Planifikimi i përmbajtjes për platformat e ndryshme (Facebook, Instagram, LinkedIn, etj.).
Template: Pjesëmarrësit do të plotësojnë seksionin “Strategjia e Përmbajtjes dhe Kalendari i Përmbajtjes” në template-n e tyre

Dita 5: Menaxhimi i Fushatave dhe Analiza e Performancës

Qëllimi: Të mësohet si të menaxhohen fushatat dhe të optimizohen rezultatet për ROI më të lartë.
-Menaxhimi i fushatave reklamuese: Përdorimi i Ads Manager dhe strategji për targetimin e avancuar.
-Analiza dhe përmirësimi i performancës: Si të interpretohen raportet dhe të përmirësohet strategjia sipas nevojave.
-Gabimet e zakonshme dhe si të shmangni ato: Praktikat më të mira për vitin 2025.
Template: Pjesëmarrësit do të përfundojnë strategjinë e tyre me seksionin “Fushatat dhe Analiza e Performancës.”

Kushtet dhe Përfitimet nga Trajnimi

Kushtet e pjesëmarrjes:
-Pjesëmarrësit duhet të kenë një laptop ose tablet me vete për të ndjekur në mënyrë aktive sesionet.
-Qasja në platforma dhe llogari reklamuese (si Google Analytics, Meta Business Suite) është e rekomanduar për një përvojë praktike gjatë trajnimit.
-Angazhimi dhe dëshira për të zhvilluar një strategji të plotë dhe të personalizuar.
-Pjesëmarrësit duhet të vijn fizikisht në sallën e trajnimeve tek HaPiTe Space

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

-Ndërtojnë një draft strategji të medias sociale që mbështet qëllimet e biznesit të tyre.
-Definojnë dhe strukturojnë objektivat e matshme (KPI) dhe të përshtatura për target audiencën.
-Konceptojnë dhe krijojnë një kalendar të përmbajtjes që siguron një prani të fuqishme në rrjete sociale.
-Konceptojne fushata reklamuese dhe të kuptojnë metodat për caktimin e buxhetit për kthimin më të lartë nga investimi (ROI).
-Kryejnë auditim teknik dhe vendosin mjetet e monitorimit për analizë dhe përmirësime të vazhdueshme.
-Përdorin mjete analitike për të interpretuar dhe raportuar rezultatet, duke u bazuar në të dhëna për të përmirësuar strategjinë.


Certifikimi dhe Rrjeti:

Në fund të trajnimit, secili pjesëmarrës do të pajiset me një certifikatë pjesëmarrjeje dhe do të bëhet pjesë e një komuniteti aktiv për ndarjen e ideve dhe zhvillimin profesional.

Trajnimi Social Media Strategy (SMS) kushton 149.99 euro, përfshirë TVSH-n.
Pagesa bëhet pas konfirmimit të aplikimit dhe realizohet me transfer bankar.

Datat e Trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 5 ditë dhe do të mbahet në dy grupe me oraret e mëposhtme:

  • Grupi 1: Paradite (H-P)
    
    Data: 16- 20Dhjetor 2024
    
    Orari: 09:00h - 11:00h
  • Grupi 2: Pasdite (H-P)
    
    Data: Data: 16- 20Dhjetor 2024
    
    Orari: 18:00h - 20:00h

*Grupi i ardhshem eshte ne datat 6 – 10  Janar 2025

Për të aplikuar, zgjidhni grupin që ju përshtatet më së miri dhe përgatituni për një përvojë praktike të ndërtimit të strategjisë së medias sociale.

Lokacioni i trajnimit: https://maps.app.goo.gl/JdjdCHCjyJDiJ2hw9

Shpërndaje në