Të dhënat e palës së tretë dhe fundi i tyre

Rreze Hoxha

April 26, 2021

Të dhënat e palës së tretë

Të dhënat e palës së tretë

Të dhënat e palës së tretë njihen edhe si “Cookies”.  Ato janë pako të vogla të dhënash që ndihmojnë bizneset të kryejnë një larmi funksionesh të dobishme në internet. Për herë të parë u përdorën në vitet 1990. Fillimisht që web-faqet të “kujtonin” cilët artikuj i ka shtuar një përdorues në shportën e tij të blerjeve. Më vonë, përdorimi i tyre u zgjerua. Nisi ndjekja e përdoruesve nëpër faqe të ndryshme interneti dhe ruajtja e historisë së shfletimit të një përdoruesi.

Cookies janë mjet i besueshëm për të transmetuar informacion në lidhje me sjelljet e individëve ne internet.

Ka shumë lloje të ndryshme të cookies. Dy llojet më të rëndësishme janë “first party cookies” dhe “third party cookies”.

First party cookies ruhen nga web-faqet. Ato iu mundësojnë mbamendjen e te dhënave të përdoruesve, të cilat përdoren për të përmisuar përvojën e tyre në web-faqe.

Third party cookies krijohen dhe ruhen nga web-faqet e jashtme, jo nga faqja që përdoruesi viziton. Këto cookies mund të gjurmojnë përdoruesin ndërsa lëvizin nëpër domains të ndryshëm. Pastaj i ritargetojnë ata përsëri me mesazhe të personalizuara.

E ardhmja pa cookies

Kemi dëgju të flitet për përqendrim e marketingut te konsumatori. Mirëpo, a thu sa prej kompanive në Kosovë kanë arritë me realizu?

Këto ditë, duket që i kemi të gjitha mjetet për ta kuptu audiencën tonë. Kur përdoren të gjitha bashkë, ato iu mundësojnë konsumatorëve një eksperiencë të mirë. Përkundër kësaj, shumica e kompanive te ne nuk janë në dijeni e aq ma pak e praktikojnë këtë njohuri.

Një problem i zakonshëm është mungesa e integrimit midis të gjitha teknologjive të të dhënave në një kompani. Një tjetër është rregullimi i privatësisë së të dhënave. Kjo vështirëson më së pari mbledhjen, pastaj dhe përpunimin e të dhënave të konsumatorit.

E kohëve të fundit, doli një ndërlikim hala më i madh. Ky është fundi i “cookies”, apo të dhënave të palës së tretë. Fundi i cookies pritet të shkaktojë një ndryshim të madh në industrinë e reklamave dixhitale.

Google njoftoi se do t’i bashkohet Apple dhe Mozillas në heqjen e cookies nga shfletuesi i saj në internetit. Google Chrome, Apple Safari dhe Mozilla Firefox zotërojnë deri 87% të tregut global të shfletuesve online. Google Chrome me 64%, Apple Safari me 19% dhe Mozilla Firefox me 4%).

Kjo do të thotë që cookies kanë drejtuar ekonominë e reklamave në internet për dy dekadat e fundit. Ndëra së shpejti, ato do të mbeten vetëm si histori. Nuk e dimë si do të duket e ardhmja pa cookies. Mirëpo, kompanitë e mëdha të teknologjisë në botë do të investojnë shumë për të siguruar një alternativë të besueshme.

Çka duhet me ditë reklamuesit

Ligji për të dhënat e palës së tretë

Privatësia në internet është një qështje politike. Rregulloret e reja si EU GDPR kanë një hapësirë shumë më të gjerë sesa thjesht ndjekja e bazuar në cookies.

Facebook gjithmonë është munduar të tregojë suksesin e reklamave të personalizuara si dëshmi që konsumatorët duan këtë lloj reklame të bazuara në cookies, por ka edhe të tilla që dëshmojnë të kundërtën. eMarketer vlerëson se në vitin 2021, 27% e përdoruesve të internetit kanë një bllokues reklamash të aktivizuar në pajisjet e tyre elektronike. Këta bllokues reklamash e pamundesojnë që një pjesë e kodit JavaScript të ekzekutohet në faqe, kështu që cookies nuk mund të krijohen.

Problemi është se third party cookies po shfrytëzohen edhe për ekonomi të zezë. Për shembull, shumëve prej nesh na janë marrë të dhënat pa dhënë leje, që kompanitë ad-tech të mbledhin dhe të shesin të dhënat tona.

Rregullore të tilla si GDPR i BE-së kanë krijuar më shumë vetëdije për këto sfida, me bizneset që u kërkohet tani të jenë shumë më transparent në ruajtjen e të dhënave. GDPR i BE-së është vetëm fillimi, dhe rregullatorët tjerë në të gjithë botën janë shumë më të vëmendshëm ndaj privatësisë së përdoruesve sot.

Çka po bën Google

Përkundër këtij zhvillimi të kohëve të fundit, shfletuesit e internetit si Mozilla Firefox dhe Apple Safari kanë filluar të punojnë në këtë drejtim para se të detyrohen të kufizojnë gjurmimin.

Por pse Google, duke njoftuar se do të heqë third party cookies deri në vitin 2022, do të ndiqte një drejtim të tillë vetë-shkatërrues duke pasur parasysh që Google pjesën më të madhe të të ardhurave të saj i bën nga reklamat të cilat përdorin third party cookies.

Pse Google nuk po mban të njëjtin qëndrim si Facebook, i cili po i reziston update-it të iOS 14 të Apple me arsyetimin se do të kufizojë hyrjen e të dhënave nga Facebook Pixel?

Google ka pranuar ndryshimin e industrisë në lidhje me rregulloret për të dhëna dhe ka fokusuar të gjithë energjinë në adaptimin e një mënyre të re të funksionimit. Qëllimi i Google është të zhvillojë alternativë të cilën do ta ndjekin edhe të tjerët.

Çka vjen mandej

Drejtoti ekzekutiv i Apple, Tim Cook dha një deklaratë shpresëdhënëse në një konferencë të vitit 2019: “Teknologjia nuk ka nevojë për grupe të mëdha të të dhënave personale të bashkuara në dhjetra faqe të internetit dhe aplikacione për të pasur sukses. Reklamat ekzistuan dhe lulëzuan për dekada pa të. ”

Pasi Apple nuk mbahet nga të ardhurat nga reklamat, kjo deklarate mund të lë të kuptohet se kjo kompani po gëzon rolin e tyre të ri si “mbrojtës të privatësisë”.

Si rezultat, edhe Google ka paralajmeruar që do të ketë zero tolerancë ndaj teknikave joetike që do të anashkalonin rregullat e saj të reja. Nga 2022, të gjitha “ID-të e nivelit të përdoruesit” do të kufizohen brenda Google Chrome. Kjo përfshin praktikën e gjurmimit të gishtave, e cila përdor konfigurimin e një makine për të identifikuar përdoruesit individualë.

Njoftimi kryesor i Google ishte një “Sandbox Privacy”, i cili do të përdorë “federated learning” për të grumbulluar dhe të kthyer në anonime të dhënat nga pajisjet individuale. Të dhënat konfidenciale do të qëndrojnë në pajisje, por algoritmi do të jetë ende në gjendje të mësojë nga modelet në grupe të ndryshme.

Sipas këtij propozimi, reklamuesit nuk do të jenë në gjendje të targetojne përdoruesit individualë, siç mund të bëjnë sot përmes re-marketingut. Në vend të kësaj, ata do të synonin grupe që përmes sjelljes së tyre online, tregojnë një interes në produktin ose shërbimin e tyre.

Qysh me u përgatitë reklamuesit

To-do lista e reklamuesve

Ndryshimi më i dukshëm nga krejt ky diskutim është largimi nga ndjekja individuale e përdoruesit drejt reklamave më kontekstuale. Kjo do të thotë të bëhesh pjesë e udhetimit të klientit, në vend se ta ndjekësh si spektator udhëtimin e secilit klient.

Për shembull, në sektorin e automobilave brendet do të synonin t’i targetonin sjelljet që klientët shfaqin në udhëtimin e tyre deri te blerja e makinave, qe pastaj të krijojnë përmbajtje që i përshtatet atij procesi. Kjo mund të duket si pozicionimi i reklamave krahas artikujve që japin informacione mbi modele të caktuara të makinave, ose videove në YouTube të kampanjave të fundit të shfaqura edhe në TV.

Poashtu qka rekomandohet është që reklamuesit të fokusohen sa më herët që është e mundur te krijimi i të dhënave të palës së parë nga vete ata. Tashmë të gjithë bizneset që kanë website kanë mardhënie të ligjshme me shfletuesit e tyre nëpër këto website, dhe nëse fokusi është ndërtimi mardhënieve apo përmisimi i eksperienceë së tyre mbi këto të dhëna që ata na japin drejtëpërdrejtë atëherë do të mund të arrihet një targetim shumë efektiv i audiencës.

Qysh me kriju first party cookies

Regjistrimi i përdoruesit – Përdoruesit i jepet mundësi regjistrimi në këmbim të të dhënave të tyre. Kështu krijohet një strategji e të dhënave të palës së parë e që do të shfrytëzohen për personalizimin e përvojave në të ardhmen. Kjo më parë është kryer nga të dhënat e palës së tretë. Tani, në vend se të jetë opsion, është një detyrë që duhet ta bëjnë reklamuesit vetë.

Profilizimi Progresiv

Hapi tjetër përtej regjistrimit të përdoruesit është mbledhja shtesë e të dhënave për përdoruesin. Këtu përfshihen të dhënat demografike dhe atribute tjera që dëshironi të dini. Profilizimi progresiv nuk ka të bëjë gjithmonë me plotësimin e ndonjë forme. Ka edhe disa alternativa tjera duke përfshirë dërgimin e disa të dhënave në formë të butonave dhe klikime tek klientët. Poashtu, email-ët e targetuar që kanë koleksione të ndryshme të butonave nga të cilat konsumatorët duhet të zgjedhin. Këto përfshijnë atribute qe ngarkohen automatikisht për krijuesin e të dhënave të palës së parë me informacione për përdoruesin. Kjo formë e krijimit të të dhënave të palës së parë  përdoret shumë për shitjet nga një biznes në tjetrin.

Ndjekja e bazuar në ngjarje

Ka mënyra përtej klikimeve dhe metodave themelore të përshkruara më parë për të shtuar atributet e përdoruesve. Një prej tyre është mbledhja e të dhënave përmes ndjekjes së bazuar në ngjarje. Kjo do të avancojë të dhënat e palës së parë dhe pasurimin e profilit të perdoruesit.

Si përfundim

E ardhmja duket më e sigurtë për përdoruesit e shfletuesëve online. Ndoshta nuk do të na shfaqen më reklamat për tema që i kemi folur në telefon. Nga ana tjetër, ky ndryshim mund t’i prekë një numër të vogël të bizneseve. Përkundër kësaj, mundësia e reklamave për t’ia dalë online do të jetë gjithmonë prezente.

Shpërndaje në