Hallakate po kërkon Campaign Manager! 🚀📊
Jemi në kërkim të një Campaign Manager-i me eksperiencë në Meta Ads, Snapchat Ads, Google Ads dhe Mailchimp, i/e aftë për të krijuar dhe optimizuar fushata që sjellin rezultate!
Përgjegjësitë kryesore:
-Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të paguara në Meta, Snapchat, Google Ads.
-Optimizimi i buxheteve për të maksimizuar ROI dhe performancën e fushatave.
-Email Marketing përmes Mailchimp – krijimi dhe segmentimi i audiencave.
-Monitorimi & raportimi i rezultateve duke përdorur Google Analytics, Meta Business Suite, LinkedIN dhe Snapchat Ads Manager.
-Bashkëpunimi me ekipin kreativ për të siguruar që vizualët dhe mesazhet janë në përputhje me strategjinë.
Çfarë kërkojmë?
✅ Eksperiencë e dëshmuar në menaxhimin e paid ads dhe email marketing (+2 vjet)
✅ Aftësi për analizë dhe optimizim të kampanjave në bazë të të dhënave.
✅ Njohuri të avancuara të Meta Ads Manager, Snapchat Ads, Google Ads, LinkedIn Ads dhe Mailchimp.
✅ Aftësi të shkëlqyera për organizim, raportim dhe strategji marketingu.
Pse Hallakate?
🔥 Projekte të ndryshme që sfidojnë kreativitetin tënd.
🚀 Ambient dinamik dhe ekip që mbështet inovacionin.
📈 Mundësi zhvillimi profesional dhe hapësirë për ide të reja.
📧 Apliko duke dërguar CV-në në: [jobs@hallakate.com]
⏳ Afati i aplikimit: [31.03.2025]
Bëhu pjesë e Hallakate dhe krijo fushata që bëjnë diferencën! 🚀
*Vetem kandidatet e kualifikuar do te ftohen ne interviste!