Çka tha Valoni për shitjet online në Klan Kosova?

Rreze Hoxha

September 3, 2021

Të martën në Ora Shtatë në Klan Kosova folëm për shpërthimin e shitjeve online.

Lajmet në mediat tradicionale flasin shumë për vështirësitë që pandemia u solli bizneseve. Por, çka nuk dëgjojmë shumë shpesh është për rritjen që kanë pësuar disa prej tyne. Në këtë rast, po flasim për shitjet online. Me kthimin e njerëzve drejt botës digjitale, gjithçka është kthy online. Qashtu edhe blerjet.

Kështu u shpreh bösi, Valon Canhasi për boom-in e shitjeve online…

Gabimi më i shpeshtë i bizneseve

Shitjet online pa dyshim kanë pësu rritje. Bizneset të cilat kanë qenë të gatshme për tranzicionin prej fizikes në online, i kanë bo përgatitjet e nevojshme edhe kanë investu aty ku duhet. Mirëpo, disa kanë mendu që në të njejtën mënyrë qysh shesin offline munden me shitë edhe online. Bile edhe me të njejtin staf. Kjo është arsyeja pse këto biznese kanë dështu, për shkak se shprehia e blerjes online është ma ndryshe. Blerja onlinë është një eksperiencë që mësohet e jo gjithkush e di. Shitja ka kalu prej e-commerce-it si proces i njohun për neve, në shitje në Instagram e Facebook.

Trendet

Përveç shitjeve online në rrjetet Facebook dhe Instagram, në Kosovë është edhe një tjetër trend në rritje. Ai është shfaqja e postave të shpejta si shërbim. Sot i kemi rreth 30 posta të shpejta të cilat e mundësojnë eksperiencën e të blerit onlone. Jo që p’e kryjnë punën, po edhe p’e kryjnë shpejtë! Dikur kemi ble në Ali Express edhe kemi pritë 40 ditë me na ardhë një produkt. Sot, kemi kompani të cilat mbrenda 24 orëve ta ofrojnë produktin a shërbimin e blerë.

Instagram-i si platformë shitjeje

Instagram-i ka pasë nifar boom-i shumë të shpejtë për bizneset e vogla që dojnë me bo shitje online. Njona prej arsyeve është edhe përdorimi i Story-ve për shitje. Fakti që njerëzit munden si ta shohin një story me kthy përgjigje për to, tu pytë për cilësi të produktit ose çmim, ka bo që shitjet online me pasë shumë rritje. Pyetjet më të shpeshta që na vijnë në lidhje me këtë industri, sidomos në trajnimet tona, janë se si të menaxhohen pikërisht këto shitje online.

Trendi i shitjes në Instagram nuk është rritë vetëm te na po gjithkun në botë. Për këtë arsye Instagram e ka kriju edhe Instagram Shop. Te ne, ky opsion nuk është ende i mundshëm për krejt, por së shpejti ka me qenë. Ti ki me mujtë thjeshtë me pa një foto edhe tu klilu në të me e kuptu se çfarë produkte ka në atë fotografi. Prej aty, nisë kurreshtja, pyetjet, edhe së fundmi blerja.

A po bleni a po porositni?

Sipas raportit të fundit të Google, shprehia e konsumatorit ka kalu nga shopping dhe blerje, në përherë shopping. Pra, shprehia e përdoruesve sot është e tillë që ata janë në kërkim me ble diçka online gjatë gjithë kohës.

Bizneset duhet me shfrytëzu këtë trend edhe me qenë aty në shërbim të përdoruesve. Ama jo me i lodhë ata me shumë postime që thojnë “Zbritje” sepse shitja online nuk ka të bëjë vetëm me çmimin. Çmimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm, por nuk është i vetmi. Këtu hynë eksperienca e konsumatorit si tërësi. Ajo përfshinë komunikimin me biznesin, marrjen e informacionit të kërkuar, mënyra e të njoftuarit me produktin, mënyra dhe kohëzgjatja e dërgesave, si dhe korrektësia në shitje.

Eksperienca pozitive gjatë blerjes është ajo që përfundimisht ndikon në rritjen e shitjeve online.

Për intervistën e plotë, shikoni videon poshtë!?

Shpërndaje në