Fjalori i Marketingut për Rrjete Sociale

Endrit Kryeziu

March 19, 2020

Duke e marrë parasyshë që fusha e marketingut për rrjete sociale na jep mundësi të eksperimentojmë me promovimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, është e rëndësishme që të kemi njohuri mbi termet kryesore dhe atyre me rëndësinë më të madhe gjatë krijimit të kampanjave për platformat sociale. 

CPC, CPM apo CTR tingëllojnë si terme të sofistikuara edhe interesante, mirëpo për me kuptu saktësisht se çka paraqesin realisht, e kemi krijuar një përmbledhje të disa prej termeve që nevojiten më së shumti gjatë procesit të krijimt të kampanjave online. Ky fjalor do t’iu ndihmojë të jeni në dijeni me konceptet e fundit të marketingut për rrjete sociale. 

Delivery – Tregon statusin aktual të fushatës suaj, Ad-Setin ose shpërndarjen e reklamës e njohur si Ad Delivery.

Reach – Tregon numrin e njerëzve që e kanë pa reklamën tuaj të paktën një herë. 

Impressions – Është numri që na tregon se sa herë reklama juaj është shfaqur në ekran.

Frequency – Është numri mesatar i secilit person që e ka pa reklamën tuaj.

CPM ose Cost per Miles – Kjo paraqet koston mesatare për 1,000 shfaqje. Që do të thotë se 1 Mile është e barabartë me 1,000 shfaqje apo Impressions.

Clicks (Të gjitha) – Numri i të gjitha klikimeve në reklamat tuaja.  

Link Clicks – Numri i klikimeve në reklamë e që këto klikime e dërgojnë përdoruesin në një destinacion të caktuar si psh. Landing Page.   

Unique Link Clicks – Numri i njerëzve që e kanë kryer të paktën një klikim në link.  

CPC apo Cost per Click – Kostoja mesatare për çdo klikim në link.

Landing Page Views – Të gjithë ata përdorues, që janë targetuar si audiencë dhe që janë dërguar në një Landing Page.

Cost per Landing Page Views – Kostoja apo çmimi kushtues për ta dërguar një person në Landing Page.

Content View – Numri se sa herë është shikuar përmbajtja. Kjo matet përmes Pixel-it të ndërtuar në uebfaqën. 

Cost per Content View – Kostoja mesatare apo çmimi që kushton për ta shtyer një përdorues ta sheh atë përmbajtje të caktuar. 

CTR apo Click Through Rate (Të gjitha) – Përqindja  se sa herë njerëzit e kanë pa reklamën në raport me numrin e  klikimeve (të gjithë).

Link CTR – Përqindja që tregon se sa herë njerëzit e kanë pa reklamën dhe  kanë klikuar atë.

ATC apo Add to Cart – Numri që tregon se sa herë është klikuar butoni Add To Cart/Vendos në shportën e blerjës. Kjo matet nga Pixeli-i i cili është i ndërtuar në uebfaqe. 

Kostoja për ATC – Kostoja mesatare e çdo shtese në shportë/Add To Cart.  

IC apo Initiate Checkout – Kjo përdoret për të përcaktuar se për cilat produkte një klient nuk e ka kryer blerjen.  

Cost per IC – Kostoja mesatare e secilës arkë ku ka filluar procesi i blerjës.  

Purchases – Numri i blerjeve të ndjekura nga Pixeli-i i ndërtuar në uebfaqe.

Website Purchase Conversion Value – Vlera totale e konvertimeve në faqën e blerjes.

ROAS ose Return on Ad Spend  – Kthimi i përgjithshëm i shpenzimeve për reklamim (ROAS) nga blerjet në internet.  Kjo bazohet në vlerën e të gjitha konvertimeve të regjistruara nga Pixel në Facebook apo në uebfaqe.

Amount Spent – Shuma totale e parave të shpenzuara në fushatën/kampanjën, Ad-Set-in ose reklamën gjatë orarit të saj.

Shpërndaje në