Java e Nusës Dixhitale

Rrita Reka

February 28, 2020

new filters trends

Në valën e krijimit të filterave në Instagram, vendosëm ta krijojmë një filter origjinal që e karakterizon kulturën dhe traditën kosovare. Duke u frymëzuar nga tradita e vjetër e pjesës së Zhupës në Prizren dhe ceremonisë së nuseve, erdhëm me filterin e veçantë, ‘Nusja Dixhitale’. Për vetëm një javë, ‘Nusja Dixhitale’ u provua nga mbi 6,000 përdorues online. 

Për me mësu më shumë rreth konceptimit dhe krijimit të këtij filteri, kliko këtu. 

Pas publikimit dhe shpërndarjes online, shumë përdorues në Instagram, duke përfshi edhe fytyra publike e provuan ‘Nusën Dixhitale’. 

Ndër të tjerash, ky filter jo vetëm që shkoi Viral por edhe pati mbulesë të madhe mediale nga mediumet më të njohura në vend dhe më gjërë.

EuroNews Albania përmes një storje të realizuar, e ka cilësuar këtë filter si diçka që na sjellë më afër traditës. 

 

Ndër mediumet e shumta që e mbuluan realizimin e këtij filteri ishte edhe Radio & Televizioni Dukagjini të cilët na vizituan në zyret tona për të mësuar nga afër se si erdhëm deri te kjo ide. 

Ndërsa Prive.al e pasuron edhe më shumë këtë argument duke e përceptuar si një filter që duhet të gjithë të obsesionohemi, përshkak të veçantisë që përcjellë. Kurse, sipas Telegrafit, tradita vazhdon, ajo pasurohet si dhe njohuria rreth saj përhapet në vende të ndryshme të botës falë teknologjisë dhe rrjeteve sociale, andaj edhe ky filter i bazuar në traditat e zonës së Zhupës sjellë trende të reja në botë.

Ndër të tjerash, emisioni Ora Shtatë në Klan Kosova, poashtu erdhi të na vizitone në zyret tona për të mësuar më shumë rreth procesit të krijimit të këtij filteri.

Ora 7 – Nusja e Kosovës në filter Instagrami – Klan Kosova

Ora 7 – Nusja e Kosovës në filter Instagrami – Klan Kosova Gazetari Kron Sadiku, sjell Nusen e Kosovës, tash në format tjetër, krejtësisht e digjitalizuar. Kush janë personat që krijuan këtë filter, sa u mori kohë dhe pse e bënë një gjë të tillë, na tregon storia.

Gepostet von Ora Shtate nê Klan Kosova am Dienstag, 3. März 2020

 

Në anën tjetër, për më shumë detaje rreth punës tonë, mund ta ndiqni intervistën e Valon Canhasit në emisionin ‘Sot’ në KTV, ku ai shpalos çdo detaj të procesit të realizimit të këtij filteri.

Provoje edhe ti ‘Nusën Dixhitale’. 👰

Shpërndaje në