Pse duhet bizneset financiare me përdorë rrjete sociale?
Rreze Hoxha
May 28, 2021
Pse me përdorë rrjete sociale?
Vlera që i sjellin rrjetet sociale një biznesi është veçse e pakontestueshme. E lene më mbas pandemisë! Kjo ngjarje madhore e 2020-tës dyfishoi, në mos ma shumë, këtë vlerë. Si çdokund në botë, as Kosova nuk është përjashtim i këtij ndryshimi.
Disa lloje të bizneseve përfitojnë më shumë se të tjerat nga rrjetet sociale. Në këtë artikull, do të flasim veçanërisht për bizneset financiare. Në vendin tonë ka shumë, e jo të gjitha kanë prezencë online. Pse duhet të përdorin ato rrjete sociale? Cilat janë përparësitë? Cilat janë përfitimet?
Këtyre pyetjeve kemi me iu përgjigjë në detaje përgjatë këtij artikulli. Është e rëndësishme me u përmend se ma shumë se gjysma e atyre që kanë rritë biznesin financiar vitin e kaluar, e kanë bërë përmes përdorimit të rrjeteve sociale.
Përkundër investimeve të mëdha për reklama në rrjete sociale, iu është shtu rëndësia edhe postimeve organike. Derisa gjenerata Z ka shtu përdorimin e shërbimeve financiare, ka ana tjetër gjenerata Baby Boomers ka shtuar përdorimin e rrjeteve sociale dhe blerjeve online.
Tash, çka duhet të bëjnë bizneset financiare është me iu përgjigjë këtyre dy gjeneratave dhe gjitha të tjerave. Qysh ndihmojnë rrjetet sociale këtu?
Krijojnë raport
Të ndërtosh raport me klient potencial dhe ata aktual, është thelbësore. Kjo vlenë veçanërisht për kompani financiare. Paratë janë temë e ndjeshme dhe duhet krijuar besim për t’i diskutuar me dikë.
Domethanë, rrjetet sociale t’ndihmojnë me nejtë n’kontakt me audiencën. Sidomos n’këto kohë kur nuk kemi gjithmonë mundësi me u taku sy më sy. Rrjetet sociale po zavendësojnë takimet nëpër zyre.
Përveç kësaj, mundesh me i shfytëzu rrjetet sociale si kanal për me ju drejtu audiencës tande. Njëra prej mundësive janë webinaret. Përmes tyne mundesh me eduku, lajmëru edhe bisedu me audiencë.
Japin frymë njerëzore
Klintët nuk duan të komunikojnë me korporata. Një fytyrë njerëzore është ma e besueshme. Pikërisht kjo mund të realizohet përmes rrjeteve sociale. Njerëz të cilët punojnë për biznesin tënd tregojnë se kush janë në këto rrjete sociale. Ata tregojnë fytyrën me të cilën do të bisedojë klienti. Kështu ndërtohet edhe një raport dhe besim klient-punonjës.
Ndodh qe ndërmarrja jote nuk ka menaxher për rrjete sociale. Ndërkohë edhe puntorët e tjerë munden mos me gjetë kohë me iu përgjigjë kërkesave të shumta. Në raste të tilla, rrjetet sociale ofrojnë mundësinë e përgjigjeve të automatizuara. Ato janë mesazhe të rujtuna paraprakisht. Munden me qene përgjigje ndaj pyetjeve ma te shpeshta. Munden edhe me qenë lajmërime derisa puntorët të mund të përgjigjen. Duken kështu:
Ofrojnë të dhëna
Përparësia e të dhënave nga rrjetet sociale është e dyfishtë. Nga njëra anë, mundesh me bë kërkim për industrinë e financave. Nga ana tjeter, mund të grumbullosh të dhëna mbi klientët e tu. Por, edhe të dhëna gjenerale mbi audiencën që targeton. Për shembull: sa njerëz në Kosovë janë të interesuar për të marë kredi?
Mos harro me përfshi edhe analizën e rrjeteve sociale. Ky mjet të jep mundësi me i pa rezultatet e përpjekjeve tua në rrjete sociale. Përmes kësaj, mundesh me e pa çka po funksionon e çka jo. Si rrjedhojë, me e ndryshu përmajtjen që poston sipas reagimit të audiencës.