Kampanja për rritjen e regjistrimeve
Shkolla Amerikane në Kosovë për shumë kohë tanimë, na beson me krijimin e strategjisë dhe ...
Hallakate
July 29, 2019


Sfida
Duke marrë parasyshë cilësinë akademike që ofron Shkolla Amerikane në Kosovë, na u kërkua të krijohet një strategji e cila do të vazhdonte rrugëtimin e sukseshëm të kësaj shkolle. Sfidë tjetër ishte poashtu fakti që audienca në Kosovë, ende nuk ishte mësuar me këtë praktikë të qasjes.
Zgjidhja
Vendosëm që prindërit në Kosovë, t’i njoftojmë me kushtet, cilësinë dhe broshurat elektronike që ofron ASK. Në këtë mënyrë, krijuam një funnel ku i klasifikuam të gjithë prindërit e ASK-së dhe ata që janë të interesuar të regjistrojnë fëmijën e tyrë në ASK.
Rezultati
Me implementimin e kësaj kampanje, ne arritëm ti informojmë, edukojmë dhe t’iu japim oferta cilësore prindërve që donin t’i regjistrojnë fëmijët e tyre. Si rezultat, këtë vit u tejkalua targeti i regjistrimeve të reja në krahasim me 5 vitet e fundit.