10 Këshilla si me i përdorë rrjetet sociale për fushatë zgjedhore

Rreze Hoxha

September 21, 2021

Speaker

“Fushatë zgjedhore n’rrjete sociale a? Në Kosovë a?!”

Politikanët tanë të ri kanë me pasë mundësinë me i përfaqësu idetë dhe planet e tyre aty ku na i shohim – në rrjete sociale!

Ama përdorimi i rrjeteve sociale nuk është hajgare, e aq ma pak kur janë në pyetje qashtjet e besimit të votës, siç janë zgjedhjet komunale. Për me u siguru që rrjetet sociale do të përdoren si duhet, por edhe ma së miri për me sjellë rezultate, Valoni si ekspert i kësaj fushe, trajnoi kandidatët e rinj për anëtar të Kuvendit të Komunave të Kosovës. Trajnimi dy ditor i qujtun “Përfaqësimi i të rinjve me integritet politik” u mbajt në Brezovicë dhe u organizua nga Democracy for Development (D4D). Të rinjët pjesëmarrës vinin nga gjashtë komuna të ndryshme: Prishtina, Gjilani, Peja, Prizreni, Mitrovica dhe Frezaji.

Fushatë zgjedhore në rrjete sociale? Pse?

Trajnimi ka pasë për qëllim me ua mësu të rinjëve përdorimin e rrjeteve sociale për me bo politikë, sidomos për fushatë zgjedhore. Kjo për shkak se shumica e popullsisë së Kosovës janë online.

Këtë na dëshmon raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës sipas të dhanave ma poshtë:

Rrjetet sociale për fushatë zgjedhore

Si dhe këto të dhana qe i kemi publiku ma herët:

Platforma kryesore për të rinjtë në Kosovë është Snapchat

Numri i përdoruesve online sipas moshave

Përdoruesit online në Kosovë sipas gjeneratave

Sa shqiptarë përdorin Facebook dhe Instagram?

Na sot lexojmë lajme online, shkojmë në shkollë online, blejmë online,… ndoshta ni ditë edhe kemi me votu online.

Tash, për çka ke ardhë?

Mes mësimeve tjera, Valoni ua dha atyne 10 këshilla kryesore se si me i përdorë rrjetet sociale për fushatë zgjedhore. Po dojmë me i nda edhe me krejt juve.

Po parafrazoj:

1. Siguroni llogaritë me password-a të fortë edhe two-factor authentication!

2. Përditësoni profilet e të gjitha llogarive në dobi të fushatës zgjedhore!

3. Përdorni LIVE-a në Facebook e Instagram. Komunikoni me audiencën e juj!

4. Kontrolloni përmbajtjen para postimit! Qoftë për gabime gramatikore apo të tjera (#FactCheck)

5. Kujdes nga TROLLS! Mësoni me i menaxhu!

6. Kuptoni qe s’janë krejt të interesuar për politikë!

7. Boni pytje edhe përgjigjuni sa ma shumë me stause e komente!

8. Krijoni përmbajtje t’bollshme vizuale (foto, video e të tjera) dhe përfitoni prej “Shares”!

9. Postoni çdo ditë gjatë fushatës. Ama, fshini përmbajtjet e zgjedhjeve të kaluara (për shkak të numrit kandidues) tu i qëndru strategjisë qendrore.

10. Krijoni prezencë në poratale (artikuj, bannera)!

Për ma shumë rreth zgjedhjeve lokale shkoni te – kqz zgjedhjet lokale 2021!

 

Shpërndaje në