Tagged:
#collaboration #success #successstory
Me fjalë të tyne, FërFër janë entuziastë të modës, profesionistë të artit dhe tekstilit që prodhojnë një larmi produktesh tekstili për biznese. Puna e tyne është përshtatë për të përmbushë nevojat individuale, nga përparëset unike deri te xhaketat e kuzhinierit.
FërFër-i na i kërkoi neve dy gjana të rëndësishme:
1. Rritjen e shitjes së produkteve të tyne kualitative me shtrirje në krejt Kosovën edhe
2. Rritjen e vetëdijes mbi brendin e tyne në Shqipëri (dhe jo vetëm, përmbushja e kësaj kërkese solli shumë shpejtë edhe shitje!).
Përmes një auditimi të hollësishëm të prezencës online të të gjitha kanaleve dhe rrjeteve sociale të FërFër, si dhe analizimit të të dhënave të tjera mbi biznesin e tyne, arritëm me i kuptu hapat që duhen me u marrë. Duhej kriju audienca me interesa përkatëse për reklamimin e brendit dhe produkteve të FërFër.
Duke përdorë analizat mbi shprehitë e audiencës, krijuam koncepte të kampanjave për Kosovë e Shqipëri. Krijuam gjithashtu një “look and feel” të ri të FërFër-it dhe targetuam audiencat e krijuara rishtazi me kampanjat e reja.
Këto kampanja që ngërthenin objektiva të ndryshme në vete, ndihmuan të rriten shitjet, mesazhet e pranuara, vizitat në web-faqen e FërFër, si dhe vetëdijen mbi bendin në tërësi.
E ma interesantja prej krejt ka qenë ideja për me e kriju një Intagram filter enkas për FërFër-in. Ky filter u realizu me qëlimin që krejt çka merren me gastronomi me mujtë me i provu përparëset FërFër. Ma shumë në lidhje me këtë temë kliko në fjalën filter!
Të gjitha këto janë përcjellur me konsulencë të vazhdushme për të arritë rezultatet e dëshiruara.
Pse është FërFër është storje suksesi?
Rezultatet e kënaqshme të këtij bashkëpunimi të suksesshëm vijnë për shkak të optimizimit të duhun të kampanjave, monitorimit edhe uljes së kostos të reklamimit.
Mbas lansimit të kampanjave me objektivat e caktuara, shumë shpejtë pati “return on ad spend”.
Të dhënat nga të gjitha kanalet e përdorura për shitje, si web-faqja, mesazhet në rrjetet sociale e telefonatat, na dëshmuan ndikimin e kampanjave tona në realizimin e shitjeve të shumta dhe rritjen e vetëdijes mbi brendin.