Pse është në të mirën e biznesit tënd me përdorë chatbot?

Rreze Hoxha

August 20, 2021

Hallakate's chatbot

Qysh me ju dhonë xhevapë tona ktyne mesazheve? Me chatbot.

Nëse biznesi yt ka marë hov online, është shumë e mundshme që po përballesh me një mori mesazhesh. Me iu përgjigjë secilit prej tyne veç e veç don gatishmëri 24 orë, vëmendje edhe goxha mund.

Çka nëse s’ke llogari me u marë me të gjitha mesazhet që i ke në inbox? Sidomos kur je i vetëdijshëm që shumë prej bisedave munden edhe mos me përfundu në shitje.

Përgjigja e shkurtë është chatbot-i. E të gjatën e ke në këtë artikull…

Chat-çka?

Chatbot-i. Ai është program kompjuterik i ndërtuar për të komunikuar me njerëz. Edhe ti mundesh me instalu ose me ndreqë një. Chatbot-i mundet me u rregullu në atë mënyrë që me punu pa u ndalë 24 orë, 7 ditë të javës. Ky asistent virtual iu shërben klientëve duke iu mundësu bashkëbisedimin sikur me persona të vërtetë. Chatbot-i mundet me komuniku në shkrim edhe në të folun. Përdorimi i tyre është i gjerë, mundet me shërby për fusha si: edukim, e-commerce, lajme, etj.

Ku me gjetë atë dreq?

Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram kanë chatbot-a të integrumë, veç duhet me i ndreqë për qefin tënd. Hin te parametrat (Settings) e Facebook-ut edhe i shkrunë vet pergjigjet që don me i kthy roboti. Procedura është e ngjajshme në të gjitha platformat që kanë chatbot-a të vet.

Me e ndreqë chatbot-in në rrjete sociale nuk është qaq e thjeshtë sa me ta spjegu me ni fjali. Po fatmirësisht, në trajnimin e Hallakates për menaxhimin e rrjeteve sociale trajneri dhe themeluesi i Hallakates Valon Canhasi, ta shpjegon hap pas hapi se qysh me i automatizu përgjigjet në Facebook Messenger dhe direct messages në Instagram.

Edhe web faqet munden me pasë chatbot. Si çdo pjesë integrale e web-it edhe chatbot-i duhet të ndërtohet së bashku me me karakteristikat tjera të faqes. Pra, nëse nuk ndërton web faqe vet, chatbot-in mundet me ta ndërtu kompania ose personi përgjegjës për web-in tënd.

Disa prej kompanive, sidomos ato të mëdhajat sikur qysh janë postat telefonike, përdorin përgjigje automatike apo chatbot-a edhe në mesazhe në telefon.

Kah ka pikë?

Në 1950-tën, nifar Alan Turing e ka kriju Turing test – kriter për me e matë inteligjencën e një programi kompjuterik. I pari që ka mujtë me i bo njerëzit budallë, tu mendu që po folin me ni njeri përnime është ELIZA.

ELIZA mundet me u konsideru si chatbot-i i parë. Atë e ka kriju shkencëtari ameriko-gjerman i kompjuterikës Joseph Weizenbaum, në 1966-tën. Mënyra qysh ka funksionu është ni metodë që krejt chatbot-at sot e asaj dite e përdorin. Chatbot-i është i programumë që me kthy përgjigje në bazë të fjalëve kyçe që marin. Për shembull, nëse ia shkrunë fjalën “nxhetë”, “frymë” a “shi”, chatbot-i të kthen diçka për motin.

Chatbot-i mundet me u programu me e kthy gjithmonë të njejtin “pitch” apo tekst, pavarësisht se çka i thotë bashkëbiseduesi. Mundet me jep përgjigje të ndryshme një pas një në vazhdueshmëri, apo me ndrru përgjigjja varësisht prej fjalëve që pranon.

Ça po m’vynë?

Në disa prej të dhanave të fundit që ka lëshu Facebook-u, tregohet se 56% e njerëzve deklarojnë se ma me qef iu shkrujnë mesazhe bizneseve sesa me i thirrë në telefon.

Chatbot-at e bëjnë të mundshme që klientët me iu qasë bizneseve pa shpenzimet e përfaqësuësve njerezor. Ata iu përgjigjen klientëve në plot pyetje që ata kanë. Përpara, kjo është bërë përmes udhëzuesve të gjatë e të mërzitshëm për klientë. Tash, pyetjet më të shpeshta që ata kanë, nuk kanë nevojë me i kërku pafudësisht nëpër lista të gjata. Përveç që janë ma atraktiv për klientë, chatbot-at njihen për kursim kohe, paresh edhe mundi.

Qysh përdoret?

Me siguri ke bisedu me ndoj chatbot, pavarësisht se a e ke ditë a jo.

Për shembull, keni hy në kompjuter me e kërku ni produkt dhe në ni web faqe ju del një dritare ku të del pyetja nëse ke nevojë për ndihmë. Noshta ke kërku diqka me zë në telefon. Ose i ke shkru një biznesi a zyreje jashtë orarit të punës dhe të është kthy një përgjigje gjenerike se kur ata punojnë, pse nuk mundesh me komuniku me ta për momentin edhe kur mundesh. Krejt këto, e ka edhe tjera, janë shembuj të chatbot-ave.

E pse bash chatbot?

Bota e chatbot-ave po zhvillohet hovshëm. Megjithëse nuk ka vetëm një përgjigje të saktë se pse kjo po ndodhë, ni sen qëndron: që chatbot-at ndihmojnë mjaft shumë në krijimin dhe mbajtjen e raporteve me klient.

Kjo bëhet për shkak të punëve që ata kryjnë në këto fusha:

Marketingu përmes përmbajtjes – dhania e njohurive dhe informacionit prej fushave të ndryshme
Shërbimi ndaj klientit
Njoftimet – rikujtues personal
Drejtimi në web faqe
Blerja dhe porositja e produkteve
Konsulencë rreth produktit – rekomandime të bazuara në preferencat e klientit potencial
Konkurset – Pranimi i aplikacioneve

Mbasi nevojat, kërkesat dhe pritjet e klientëve janë në rritje, përdorimi i chatbot-ave ka me ardhe tu u shtu.

Ku i shihet hajri?

Chatbot-at janë ni zgjidhje me shumë përfitime për marketingun online. Këta agjenë të shpejtë e të lirë në shërbim të klientëve janë në rritje të vazhdueshme. Meqenëse janë hala në fazën e zhvillimit, përdorimi i tyne të jep përparësi të madhe në treg.

A don me qene para konkurencës?

-Përdor chatbot-a!

Koha është pare – kursej dyjat!

Chatbot-i mundet me i përballu deri në 70% të detyrave që i krynë ni njeri. Pra, mundesh me kursy pare tu e evitu punësimin e një personi vetëm për komunikim.

Koha është resurs i pakompenzueshëm. Klientët apo klientët potencial kërkojnë përgjigje të shpejta dhe tentojnë të humbin interes apo të heqin dorë nga bashkëpunimi kur nuk i marin ato. Chatbot-at përgjigjen menjëherë dhe mbajnë vazhdueshmërinë e të gjitha bisedave me klientë.

Është shume e rëndësishme për një kompani që klientët të ndahen të kënaqur me shërbimet. Prandaj ndikimi i bot-ave është pozitiv. Konsumatori mundet me bo pytje në çdo kohë, pa pasë nevojë të bëjë kërkime të mëtutjeshme vetë. Të shkojë në web faqe, a të qojë e-mail.

Chatbot-at veçse po kryejnë shumë punë. Duke fillu nga porositja e biletave për evente të ndryshme, rezervimi dhe regjistrimi në hotele, deri te krahasimi i produkteve dhe shërbimeve. Ata përdoren edhe për me kry aktivitete rutinore për klientët e sektorit bankar, me pakicë dhe atij ushqimor. Bile shumë funksione të sektorit publik mundësohen prej tyne. Sikur paraqitja e kërkesave për shërbimet e qytetit, shërbimet dhe zgjidhja e çështjeve të faturimit.

Me na vetë neve…

Roboti njeri nuk bohet!

Sikur çdo pajisje dixhitale në përgjithësi, edhe chatbot-at mujnë me e plotësu ose ndihmu punën njerëzore, po jo me zëvendsu ato. Pra, mujmë me i përdorë për me e automatizu procesin e përgjigjeve, po vetëm deri atëherë kur puna i kalohet njerëzve. Komunikim ndërnjerëzor nuk do të mund të zëvendësohet asnjëherë, por mundet me u shpejtu edhe lehtësu me chatbot-a.

Shpërndaje në