Kampanja për gjenerim të klientave të rinjë

Iute Credit Kosova është kompani lidere në mikrofinanca, e cila operon në Kosovë që nga viti 2017 me 8 degë dhe 26 pika të shitjes në zyret kryesore postare, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Tagged:

#facebook #kampanjë #iutecredit

Si e kemi ndihmuar

Konsulencë, reklamim, auditim.

Kë e kemi ndihmuar

Iute Credit Kosova

hallakate - kampanje, kliente te rinje

Sfida

Iute Credit kishte përdorur Facebook-un për të targetuar klientë potencial. Prezenca e tyre online ishte e suksesshme për t’i vetëdijësuar konsumatorët potencial për ofertën e tyre. Ata dëshironin nga ne që të krijojmë target audiencat ashtu që t’i maksimizojmë aplikimet online sipas objektivave të biznesit.

Source: Iute Credit

Zgjidhja

Prej të dhënave që analizuam, kuptuam se ato të trafikut në uebfaqe ishin të pakta. Kështu, u detyruam të gjejmë një zgjidhje për t’i rritur klientët potencial. Duke e shfrytëzuar analizën e realizuar mbi shprehitë e përdoruesve, konceptuam një kampanjë për atë audiencë të caktuar. Kjo rezultoi me ulje të kostos dhe rritje të aplikimeve cilësore.

Rezultati

Sot kemi arritur, që për Iute Credit, një ndër ofruesit më të shpejtë të kredisë, t’ia optimizojmë kampanjën dhe procesin e gjenerimit të aplikimeve. Suksesi i kësaj kampanje qëndron në atë se duke e optimizuar shpërndarjen dhe koston, ne kemi tejkaluar qëllimin e vendosur nga Iute Credit.