Kampanja për rritjen e instalimeve të aplikacionit

Tashmë gjatë kohë kemi punuar me kompaninë për mbushje telefonike 3P Vala ku bashkë kemi dizajnuar strategjitë për rritjen e prezencës online dhe përdorimin e këtij aplikacioni.

Tagged:

#Campaign #facebook

Si e kemi ndihmuar

Konsulencë, menaxhim i mediave sociale, dizajn, reklamim, analytics, audit.

Kë e kemi ndihmuar

3P Vala

hallakate - kampanje, instalimi aplikacioneve

Sfida

Një ndër sfidat gjatë bashkëpunimit me 3P Vala ka qenë rritja e normës së kthimit të konsumatorëve, si dhe rritja e instalimeve të aplikacionit 3P Vala.

Zgjidhja

Sfidën e pranuam me kënaqësi dhe kështu filluam të krijojmë një strategi e cila do të sillte rezultat. Vendosëm të optimizojmë FB advertising kit për app installs dhe përzgjodhëm audiencën specifike. Përmes kësaj audience të krijuar, arritëm t’i identifikojmë përdoruesit e Valës që ishin pikërisht target për instalime të aplikacioneve. Me identifikimin e çmimit për një instalim, propozuam edhe buxhetin adekuat.

Rezultati

Strategjia jonë, bëri që 3P Vala të arrijë deri në 100,000 instalime të aplikacionit si dhe të rritet përdorshmëria për një konsumator.