Hallakate është agjencia e parë pure-play në #Kosovë që ofron shërbime të specializuara për krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës suaj online.
Prapa rezultateve të klientëve të lartpërmendur, qëndron një EKIP kreativ, me shakthtësi dhe aftësi të ndryshme profesionale. Ajo që na bën bashkë çdo ditë në Hallakate është dëshira për të ndarë pasionin dhe eksperiencën me njëri-tjetrin.
Me ekipin e Hallakate kemi punuar për projekte të ndryshme sfiduese. Mbështetja, idetë dhe bashkëpunimi me Hallakate kanë qenë elemente kruciale në ekzekutimin e strategjisë sonë.
Mergim Cahani
CEOgjirafa.com
Çdo ide dhe kampanjë e realizuar nga Hallakate, na ka sjellë rezultate më të mëdha se pritshmëria! Rezultate të hallakatura :) Bashkëpunëtor fantastik!
Yllka Rexhepi
CEO / PartnerBlukids Kosova
Ne jemi të lumtur që bashkëpunojmë me Hallakate. Ata janë profesional, të vëmendshëm dhe reagojnë shpejtë për gjetjen e zgjidhjeve. Marketingu jonë është përmisuar dukshëm falë shërbimeve të Hallakates. Hallakate ka fituar besimin tonë dhe i rekomandojmë fuqishëm.
Gjon K. Gjonlleshaj
CEO dhe Kryesues i BorditRaiffeisen Leasing Kosovo
Valoni dhe ekipi në Hallakate kanë qenë partnerët më të mirë që kemi pasur deri më tani kurse investimi në shërbimet e tyre ka qenë ROI më i mirë ndonjëherë. Është njëllojë sikur të fitosh 10€ për çdo 1€ të shpenzuar. Kënaqësi e madhe të punosh me ta.
Ardian Hoxha
CEO / Themelues American School of Kosova
Kemi punuar bashkë me Valonin dhe ekipin e tij në disa kapacitete si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Gjithmonë kanë qenë në hap me teknologjitë e reja dhe kanë qenë të aftë të na ofrojnë njohuri të vlefshme strategjike në atë se çka funksionon dhe çka jo në mediat e reja.
Petrit Selimi
CEOMillenium Foundation Kosovo
Koherenca e Hallakate në aspektin inovativ dhe aftësia e tyre për tu përshtatur me trendet e fundit, i bënë ata konsulent kryesorë të kompanisë tonë, për prezencën online në media sociale.
Kaltrina Deçani
CEO / Managing PartnerKreativ Qeramika
Gjatë 5 viteve të fundit, me Valonin dhe Hallakate kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë. Janë një ndër partnerët tonë afatgjatë në trajnimin e ekspertëve të ardhshëm në rajon për media sociale, si dhe në promovimin e ngjarjeve tona.
Uranik Begu
CEOInnovation Center Kosova
Cilësia e punës dhe gatishmëria për të gjetur zgjidhjen më të mirë për një kohë të shkurtër i ka tejkaluar pritjet tona. Energjia e investuar, profesionalizmi, kreativiteti, motivimi i lartë kanë kontribuar në arritjën e qëllimeve dhe synimeve tona.
Marije Vuksani
Zyrtare e Programit mbi Çështjet e Migrimit dhe Kundër TrafikimitTerres Des Hommes Kosovo
Shërbimet e ofruara nga Hallakate u vlerësuan si mjaft të kënaqshme dhe pritjet tona u arritën plotësisht. Për më tepër, falë një ekipi energjik dhe të motivuar, pritjet tona shpesh tejkaloheshin.
Arben Sejdaj
Menaxher i ProjektitUNDP Kosovo
Hallakate me të vërtetë ndihmoi kompaninë tonë Bliss sh.p.k në zhvillimin & menaxhimin e prezencës tonë online në rrjetet sociale. Ne jemi shumë konfident për shërbimet e “Hallakate” dhe ne pa dyshim ju rekomandojmë shërbimet e tyre.
Bliss Cosmetics
Marketing Team
Bashkëpunimi me Hallakate ka ndiku në rritje jashtë parashikimeve tona!
Përmes kampanjave kemi arritë me i shumëfishu shitjet në nivel B2B dhe B2C.
Përveç kësaj, Hallakate na ka ideuar edhe sloganin tonë “Gati për Punë” dhe ka punuar Instagram Filterin “Provo Përparësen”. Gjë që të dyja i janë përshtatur qëllimit dhe stilit të brendit tonë.